Grupimi për PD-në ka dalë kundër vendimit të Kryesisë për të përjashtuar nga garapër kryetar të PD-së, Ibsen Elezin.
Pjesë nga diskutimet:
Elezi: Jam përjashtuar për fjalën e lirë. Duhet ta ndjek nga ana institucionale, edhe pse është e vështirë. Nuk funksion gjykata brenda partisë. Model i njëjtë me drejtësinë shqiptare. Që kanë marrë peng demokracinë dhe kombin. Çfarë do të ndodhë pas 14 qershorit, ky grup do të vazhdojë.
Harxhi: Pas 14 qershorit Basha do të përballet me surprizë të madhe. Garën e kam vetëm me Bashën. Pas dy ditësh do paraqes programin politik për PD.
Nishani: Pas 14 qershorit, kërkesa për largimin e Bashës do të rritet.
Kolluri: Patëm dy kandidatë për të thënë që nuk është garë personale. Nuk e përdor PD për interesin tonë, por kemi interes të qartë politik.