Prej mesnatës së 23 korrikut ka vijuar numërimi vijon numërimi i 54 kutive të votimit që do të zgjedhin kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës.
Rezultati i fundit i KQZ-së i përditësuar në orën 04:00 të mëngjesit tregon se kur janë numëruar 15 kuti nga 54, Edison Memolla kryeson me një diferencë 82 votash.
Për 15 kuti
Edison Memolla PS ka 1332 vota
Shkelqim Hoxha BF 1250 vota
Deri tani kandidati socialist, Edison Memolla ka fituar votat në njësinë administrative Kryevidh. 1150 vota kundrejt Shkelqim Hoxhës të Bashkë Fitojmë që mori 1091. Ndërkohë vijon numërimi i kutive të votimit të njësisë administrative Lekaj.
Nuk ka nisur numërimi i kutive të votimit të njësisë administrative Gosë, Rrogozhinë dhe Sinaballaj.
Votimi i të dielës, 23 korrik, u mbyll në orën 19:00 dhe pjesëmarrja ka qenë më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit.
Asnjë kuti nuk rezultoi e parregullt ndërsa procesi eci qetë.
Pak para mesnatës Kryetari i bashkisë së Tiranës, Veliaj njëhjerësh edhe drejtuesi politik i PS për qarkun, denoncoi në një postim në rrjetet sociale, pengimin e numërimit të votave në Rrogozhinë nga përfaqësuesit e çiftit Berisha-Meta.
Vetë kandidatët Edison Memolla i PS e Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë” i Berishës e Metës ndjekin nga afër procesin që po zhvillohet në palestrën e një shkolle.
Deri në orën 18:00 pjesëmarrja ka qenë 35.5%, më e lartë se në zgjedhjet e 14 majit ku në atë orë ishte 32.12%.