Liderët botëror po urojnë Vladimir Putin mbi zgjedhjen e tij për një mandat tjetër gjashtë- vjeçar si President i Rusisë, por deri tani asnjë nga liderët e Perëndimit nuk i është përgjigjur fitores së tij.

Presidenti Kinez, Xi Jinping tha se partnershipi i Rusisë me vendin e  tij është ‘në nivelin më të mirë në histori’.

Zoti Putin fitoi më shumë se 76% të votave, sipas zyrtarëve.

Ai tha se po konsideronte shanset e qeverisë së tij, duke përfshirë edhe postin e kryeministrit.

Ish presidenti Dmitry Medvedev ka mbajtur këtë post që nga dita kur shkëmbyen vendet me Putin në vitin 2012, i cili ka qeverisur vendin herë si president e herë si kryeministër që nga viti 1999.

Lideri kryesor i Opozitës, Alexei Navalny, u largua nga gara.

Veritas.com.al/