Misioni i OSBE-ODHIR, në një raport mbi zgjedhjet që u mbajtën në vend, e vlerësoi procesin si “të qetë dhe të organizuar mirë”, por duke theksuar se ndodhën në një klimë “tejet të polarizuar”. Në konferencën për shtyp, përfaqësuesja e misionit tha se zgjedhjet parlamentare ishin konkurruese, por shtoi se kandidatët për deputetë nuk patën mundësi të barabarta.

Në këto zgjedhje parlamentare populli shqiptar tregoi një angazhim të fortë ndaj demokracisë, në një klimë tejet të polarizuar dhe ndonjëherë të vështirë, ata dolën morën pjesë. Në këtë frymë, në respekt të njerëzve do të doja të ndaja disa nga pikat kryesore. Zgjedhjet parlamentare të 2025 në Shqipëri ishin konkurruese, por ndodhën në një klimë tejet të polarizuar dhe kandidatët nuk patën mundësi të barabarta. Megjithatë kandidatët patën mundësi të bënin fushatë në mënyrë të  lirshme. Administrata zgjedhore e administroi procesin në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente”, u shpreh drejtuesja e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE, Farah Karim.

Ajo vlerësoi menaxhimin e votimit nga jashtë, por duke përmenduar se u regjistruan disa probleme. Sipas misionit të OSBE-ODIHR, partia në pushtet, Partia Socialiste, përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës “duke krijuar një avantazh të padrejtë”.

Ndalur te mediat, përfaqësuesja e misionit tha se u minua pluralizmi i burimeve informative dhe se dy partitë kryesore ishin ato që dominuam në mbulimin e lajmeve.

Votimi nga jashtë vendit u menaxhua mirë pavarësisht marrëveshjes politike të arritur me vonesë dhe disa probleme organizative. Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve administrative gjatë fushatës duke krijuar një avantazh të padrejtë. Pati edhe raportimi pretendimesh për presion ndaj zgjedhësve, sidomos nëpunësve të administratës publike. Legjislacioni zgjedhor dhe interpretimi i ngushtë nga administrata zgjedhore nuk parandaloi abuzimin. Përqendrimi i pronësisë së medias minoi pluralizmin e burimeve informative dhe krijoi autocensurë dhe dy partitë kryesore ishin ato që dominuam në mbulimin e lajmeve. Pati edhe një mungesë të autoritetit për të monitoruar fushatën zgjedhore online”, tha Karim.

Bashkëpunimi mes institucioneve për hetimin e krimeve zgjedhore u vlerësua nga misioni i OSBE-ODIHR, por u kërkua një zbatim më këmbëngulës dhe parandalim i praktikave abuzive.

Mekanizmi i ri mes koordinues mes institucioneve për hetimin e krimeve zgjedhore mirëpritet, pro ka nevojë për të patur një zbatim persistent dhe parandalim të praktikave abuzive. Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë dhe e organizuar mirë, por pati vazhdimisht mosrespektim të procedurave dhe u shënua nga disa incidente indtimidimi dhe ndikim te zgjedhësit dhe disa probleme me procedurat dhe transparencën”, theksoi Karim.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *