Kryeministri Edi Rama ka ftuar në podcast-in “Flasim” kandidatët socialistë në bashkitë që do të shkojnë në zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen ditën e diel, 9 nëntor. Brunilda Mersini kandidon në Vlorë, Gramoz Sako në Tepelenë, Ervin Ceca në Berat ndërsa Florenc Doka në Cërrik.
Brunilda Mersini në Vlorë: E mendoj që është një sfidë e kam parë veten të angazhuar në këtë besimin tuaj dhe e gjej veten të përgatitur sepse kam menduar që njerëzit që ëndërrojnë për ndryshime për mirë, duhen njerëz që duhet të sakrifikojnë diku komoditetin. E besoj që në këtë vend ndodhin gjëra për mirë apo për keq, por kjo varet nga ne, doja të isha pjesë e këtij ndryshimi për mirë në qytet. E diela do jete ditë tjetër për qytetin tim, qytet që ka treguar që ka kulturë demokratike dhe këtë e ka treguar me fitoren e PS, zgjedhjet e 11 majit.
Gramoz Sako në Tepelenë: Po shoh që nga takimet që kemi zhvilluar, nga njerëzit, investimet që ka bërë PS në të gjithë mandatet që ka drejtuar Tepelenën, mendoj që do kemi një fitore të thellë të dielën, do votohet bindshëm PS. Këtë e mbështes te opinionet, tek takimet që kemi bërë me njerëzit do marrim rezultat shumë pozitiv.
Ervin Ceca në Berat: Situata është pozitive, njerëzit vlerësojnë punën që është bërë në qytet, investimet projektet, çka u tregua edhe me votë më 11 maj, ku Berati nxori 5 mandate, pro edhe nga ana personale e shoh që e mirëpresin kandidaturën time jam besim plotë që do kemi rezultat shumë të mirë, vese rezultatit edhe pjesëmarrja do jetë e kënaqshme.
Altin Bojni në Mat: Për ditën e dielë, e shoh që do jetë rezultat i mirë se matjanët dinë ta vlerësojnë punë e vërë gjatë këtyre viteve. Mati do marrë një rezultat shumë të mirë.
Florenc Doka në Cerrik: Cërriku ka patur vëmendje të shtuar në zgjedhjet e pjesshme. Është rast histori që kryetari i bashkisë është bërë ministër. Qytetarët e Cërrik jo vetëm këtë rast, por edhe duke vlerësuar kandidimin tim, do jetë një votë përtej të majtës dhe të djathtës, do jetë votë qytetare, do jetë garë mbase duke ja marr edhe pak Tepelenës që ka qenë bashkia e parë zgjedhjet e fundit.
Komente