Në konferencën për mediat, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi, paralajmëroi se partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet në zgjedhje.
Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet. Gjithsesi, do të duhet që secili prej faktorëve institucionalë dhe politik të angazhohet për këtë proces, nuk mund ta injorojmë, të shohim çfarë vendos KQZ dhe të veprojmë.” -u shpreh ndër të tjera Celibashi.
Sakaq lidhur me vendimmarrjen e KQZ nëse gjykata do të shprehej me vendim para datës 7 mars, Celibashi tha së nuk mund të përgjigjet në këtë moment me ‘nëse’.
“S’ta them dot këtë. Pyetjes me ‘nëse’ nuk i kthej dot përgjigje. Janë disa afate brenda të cilave mund të bësh ndryshime. Por përtej këtyre afateve s’mund të bësh ndryshime. Nëse një vendim i tillë merret pas datës 7 mars, atëherë dikush ka probleme me sjelljen institucionale.” vijoi Celibashi./abcnews.al