Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një politikë shumë e madhe për unionin, dhe se kjo ka qenë mesazhi i saj kryesor, prej që kur ka filluar mandatin e saj në këtë post.

Në një konferencë për mediat në Bruksel, Von der Leyen u shpreh se nga zgjerimi, përfitojnë edhe vendet që anëtarësohen, por edhe vetë Bashkimi Evropian.

“Zgjerimi është një poltiikë shumë e madhe për Bashkimin Evropian dhe ky është një mesazhi im kryesor që në fillim të mandatit tim. Të plotësojmë unionin tonë, është horizont natyral i Bashkimit Evropian. E dimë që gjeografia, historia dhe vlerat bazike detyrojnë ne, që të bashkojmë Bashkimin Evropian. Ka një logjike politike, ekonomike dhe gjeopolitike. Kemi parë raundet e kaluara të zgjerimit. Kemi parë benefite për vendet dhe BE. Pra, të gjithë fiojmë. Mund ta shohim për vendet e reja anëtare. Ka akses për liri, pë tregun, e gjithë kjo është një levë e fuqishme për të rritur stabilitetin brenda këtyre vendeve. Por për BE, avantazhet janë të qarta dhe impresionuese.

Zgjerimi i marketit tonë të nyjëzuar sjell ekonomi për bizneset tona, rrit konkurrencën dhe forcën e tregut tonë. Historia jonë e zgjerimit ka qenë një histori sukesi e paprecedentë. Zgjerimi është një investim në sigurinë tonë, i jep mburojë vendeve të tjera për të hyrë në to dhe stabilizon vendet tona. BE më e fortë, na jep një zë më të fortë në botë. Është drejtuesi i paqes dhe prosperitetut, kjo e bën unionin tonë”, theksoi ajo./