
Në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, komisioni ‘ad hoc’ ka votuar për zgjedhjen e institucioneve të Vetingut, për 6 anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe anëtarin e shtatë më vete. Të pranishëm në komision janë ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Fituesit janë:
Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Ina Rama, Sokol Çomo, Luan Daci, Albana Shtylla
Komisioni ‘ad hoc’ votoi edhe për anëtarin e shtatë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas balotazhit, u kalua në votimin manual, me gogla ku rezultoi fituese Rezarta Shultz.
Veritas.com.al/