Kryeministri Edi Rama, sot nga Vlora, gjate nje bisede per Top Channel TV, ka deklaruar se çështja e fondeve Saudite per ndertimin e rruges qe lidhet me Selenicen, eshte zgjidhur.
Fondet qe ishin bllokuar per shkak te nje procedure te pa mbaruar nga presidenti Ilir Meta, tanime jane zhbllokuar dhe do te nise ndertimi i rruges
POjese nga intervista e kryeministrit Rama:
‘Kam një lajm shumë të mirë për vlonjatët dhe mbase edhe për Ilirin. Varet si do ta kuptojë këtë lajm. Sot është e shpallur që nga dita e djeshme gara për pjesën tjetër të rrugës për lumin e Vlorës që ka të bëjë me segmentin 4 që lidhet me Selenicën.
Jemi në përfundim të procedurës për fillimin edhe të projektit me fondi Saudit. U detyruam të hamë me bukë turpin e Metës dhe tu drejtohemi edhe një herë sauditëve. Që të kalohet tek qeveria. Edhe rruga tjetër ajo e Radhimës do të shoqërohet me vazhdimin e Lungomares nga fondi Saudit’.
VERITAS.COM.AL