Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë hekurudhën Shkodër-Vorë në afërsi të stacionit të Ishmit.

Mësohet se zjarri ka djegur rreth 1 kilometër traversa druri të kësaj hekurudhë, e cila prej vitesh është jashtë funksioni.

Kjo është dita e tretë që kësaj hekurudhe në këtë segment i vihet flaka dhe dyshimet janë që po përgatitet terreni për vjedhjen e shinave pasi kjo hekurudhë prej vitesh tashmë është pre e vjedhjes së shinave dhe materialeve të tjera metalike, të cilat shiten për skrap nga individë të ndryshëm.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton zbardhjen e plotë të shkaqeve