Një banesë ka marrë flakë pas msante në një fshat të Pukës. Ajo raportohet se është djegur tërësisht duke i marrë jetën çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj- 40 dhe 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg.
Bashkëshortët 40 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës, dhe kanë mbetur viktimë e zjarrit. Ndërsa katër fëmijët e tyre, edhe pse më i madhi 12 vjeç, të cilët janë hedhur nga dritarja e katit të dytë. Fëmijët, kanë arritur të shpëtojnë gjyshen, e cila ishte e paralizuar.
Katër fëmijët morën mjekim të shpejtë dhe më pas janë strehuar tek të afërmit e nënës.
Alarmin për zjarrin e ka dhënë i zoti shtëpisë Pal Gjoni, 82 vjeç, i cili ka dëgjuar zhurmën e tjegullave tek shembeshin nga zjarri. 82-vjeçari me bashkëshorten e paralizuar po flinin po ashtu në katin e dytë të banesës. Trupat e pa jetë të Petrit dhe Dava Ndoit u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma. Forcat zjarrfikëse të Pukës dhe Fushë Arrëzit kërkuan rreth dy orë për gjetjen e trupave nën mbetjet e zjarrit.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave.
Veritas.com.al/