E rëndë në Tiranë. Një banesë është përfshirë nga flakët. Zjarri dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën një i moshuar rreth 75-vjeç, i cili jetonte i vetëm në banesë.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Myzafer Spaho” në kryeqytet.

Sipas informacioneve, i moshuari Ramazan Karimani mblidhte kanaçe dhe sapo ishte kthyer në banesë ku edhe na ndezur zjarr për t’u ngrohur dhe më pas shtëpia është përfshirë nga flakët. Gjithashtu dyshohet se 75-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *