Protesta të mëdha po mbahen në Londër kur banorët po kërkojnë mbështetje kundër efekteve që shkaktoi zjarri në Kullën ‘Grenfell’.

Mes 50 dhe 60 personave vërshuan në Kensington dhe  në Bashkinë e Chelsea teksa në publik po thuhet se të pastrehët kanë nevojë për strehë ‘tani, në këtë moment’.

Turmat u mblodhën jashtë hollit ku kryeministre Theresa May takoi të mbijetuarit dhe protesta janë mbajtur edhe në Doëning Street.

Zonja May ka alokuar 5 milionë stërlina për rroba, ushqim dhe furnizim me energji, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 30- sipas BBC.

BBC kupton se këta të munguar mund ta rrisin numrin e viktimave në 70, me këta 30 që do të jenë brenda këtij numri. Vetëm tre nga viktimat është bërë e mundur që të identifikohen.

Deri tani akoma nuk është caktuar asgjë nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo jo.

Veritas.com.al/