Sot në mëngjes, sapo është bërë e mundur që të fluturojë, helikopteri për shuarjen e zjarrve ka mbërritur nga Tirana.

Zjarri gjatë natës ka përpruar me gjithë përpjekjet e pesë zjarrfikësve dhe të 20 forcave ushtarake, për vënien e flakëve nën kontoll.

Zjarri ka rënë mbrëmë rreth orës 21.30 dhe deri në mëngjes ka djegur rreth 3 hektarë pyje në kurorën e qytetit të Tepelenës. Ai ra në afërsi të qytetit, ku më së pari rrezikonte disa banesa në lagjen ’15 Shtatori”, spitalin dhe ujësjellësin e qytetit.

Që mbrëmë natën është kërkuar helikopteri për shuarjene  flakëve, por kjo ishte e pamundur për shkak të natës. Nga raportimet nga Telelena thuhet se ‘zjarri tashmë nodhet nën kontroll’.

Veritas.com.al/