(FOTO: Stuhia në kufirin me Izraelin që u kthye në barrierë për ISIS. Foto e marrë ng facebook)/
-Një stuhi e jashtëzakonshme krijoji kufi të pakalueshëm në Lartësitë Golan-
Një stuhi e jashtëzakonshme ka goditur, sipas një video online të transmetuar nga Izraeli News Online” me re të zeza që u ulën në kufi të Izraelit dhe bllokuan ISIS në shikimin drejt rajonit të Lartësive Golan.
“Absolutisht kjo është një ndërhyrje e shenjtë e Zotit që mbron Izraelin”, shkruante Charlotte Van Dam, pasi një organizatë postoi videon, të siguruar nga ushtarët në kufi. Ajo pyeti: “A keni ndonjë sugjerim se çfarë, si dhe kush mund të komentojë foton dhe videon?”
Dikush përmes facebook shpjegoi se “po të Ënjtën, në ora 8 të mëngjesit, në anën tjetër të kufirit sirian, në të njëjtin vend, ushtarët e ISIS sulmuan Izraelin”.
Dikush tjetër, përmes faqes së WND.com, shkroi se “Këto dëshmojnë se Izraeli ka triumfuar në katër luftërat më të mëdha dhe sulmet terroriste të pamëshirshme, vetë mirësia e perëndisë e mbajti lart këtë vend”.
“Kjo stuhi e jashtëzakonshme që ishte një përzierje me pluhur, mjegull dhe shi, nuk e kaloi kufirin për nga Izraeli. Ajo u vendos një kufi mes ISIS dhe Izraelit”.
Gazeta “The London Mirror” shkruan: “Janë bërë lutje që stuhia biblike e pluhurit dhe e shiut të jetë “dërguar nga Zoti” për të vepruar si një barrierë mes Izraelit dhe ISIS. Një stuhi e fuqishme, duket se ndaloi në kufirin me Sirinë, dhe e bëri të pamundur hyrjen në Lartësitë Golan”.
/Veritas.com.al/