Kryetari i Kuvendit në detyrë Ilir Meta ka miratuar vendimin për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në datë 24 Korrik në orën 18:00.

Pika e vetme në rendin e ditës është ‘betimi i Presidentit të ri të vendit, që është Ilir Meta’.

Me këtë vendim njoftohen  shërbimet e Kuvendit që të njoftojnë të gjithë anëtarët e Kuvendit për ceremoninë.

Veritas.com.al/