CEO dhe themelues i Facebook, Mark Zuckerberg ka premtuar sot se kompania e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar prezantimin e incidenteve në rrjetin social. Deklarata vjen pas një vrasjeje “Live” që ndodhi në Cleveland, e cila tronditi botën;  pamja nga vrasja “live” është parë gjatë dy orëve në Facebook.

Zuckerberg, duke folur në konferencën vjetore për zhvillimin e Facebook-ut, ka shprehur ngushëllimet e tij në emër të të stafit të vet,  për anëtarët e familjes dhe miqtë e viktimave,  raporton Reuters.

/Veritas.com.al/