
Zv.ndihmës sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe kryeministri Edi Rama janë takuar sot,, ku edhe diskutuan mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri .
Ambasada amerikane në Tiranë në reagimin e ndarë në Facebook, thekson se në këtë takim u rikonfirmua angazhimi për arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
“Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Alexander Kasanof dhe Kryeministri Edi Rama u takuan sot për të diskutuar mbi partneritetin e fortë SHBA-Shqipëri dhe mbështetjen e Shqipërisë për çështje kyçe shumëpalëshe, duke rikonfirmuar angazhimin e tyre për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Ata shqyrtuan përparimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, rëndësinë e transparencës në reformën në drejtësi dhe forcimin e përpjekjeve kundër korrupsionit”, thuhet në statusin e ambasadës amerikane në Tiranë.