Nga: Ryan Young
Kobe Bryant vdes në moshen 41 vjeç. Zyrtarët e Los Angeles County thanë që përplasja e helikopterit në mëngjesin e të Dielës që vrau legjendën e NBA-s Kobe Bryant dhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna, gjithashtu mori jetën e shtatë viktimave të tjera
Shefi i zjarrfikseve të Los Angeles County Daryl Osby tha se pasi mori një telefonatë te 911 pak para orës 10 të mëngjesit të Dielën,ata zbuluan një zjarr dhe mbeturina të shpërndara përgjatë kodrës pas mbërritjes në vendin e përplasjes në Calabasas,California.
Ekipet paramjeksore mberriten në vend, por përcaktuan që të nëntë njerëzit – tetë pasagjerë dhe piloti – ishin pothuaj të vdekur.
“Ne kishim një helikopter që fluturonte drejt incidentit me paramjekë zjarrfikës në bord,” tha Osby. “Ata paramjekë zbritën poshtë në incident,menjëherë pas incidentit, ata bënë një kërkim në zonë për të mbijetuarit. Fatkeqësisht… të gjithë në bord ishin të vendosur se ata kishin vdekur ”.
Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, ishin në bord kur u rrëzua helikopteri.
Regjistri i Orange County raportoi se trajneri i bejzbollit të kolegjit Orange Coast John Altobelli gjithashtu vdiq në aksident. Vëllai i Johnit, Tony, i tha CNN se gruaja e John dhe një nga dy vajzat e tyre gjithashtu u vranë në përplasje. Christina Mauser, një ndihmës trajniere e basketbollit për vajzat nga Orange County, po udhëtonte me këtë grup gjithashtu, për CNN.
Sherifi i Los Angeles County Alex Villanueva nuk pranoi të identifikojë ndonjë të përfshirë në përplasje.
“Ka spekulime të medha se kush janë identitetet. Sidoqoftë, është plotësisht e papërshtatshme tani për të identifikuar cilindo me emër, derisa mjeku ligjor të ketë bërë identifikimin përmes procesit të tyre shumë deliberativ dhe ata kanë bërë njoftime për të afërmit, “tha Villanueva.
Disa transmetime raportuan se helikopteri ishte në rrugë drejt Akademisë së Sporteve Mamba në Thousand Oaks, Kaliforni, ku Gianna Bryant do të luante në disa lojëra pasdite, ndërsa Kobe Bryant do të shërbente si trajner.
Dukshmëri e ulët në zonë
Villanueva tha të Dielën natën se kishte “dukshmëri dhe fluturueshmeri të ulët” në zonë për shkak të mjegullës kur helikopteri u rrëzua. Ai konfirmoi gjithashtu se Departamenti i Sherifit i Los Angeles County nuk kishte ndonjë helikopter në ajër në atë kohë për shkak të motit.
Ai gjithashtu vlerësoi se do të duheshin disa ditë për të përfunduar hetimin e tyre dhe për të pastruar vendin e përplasjes – për të cilin ai tha se ishte përafërsisht sa madhësia e një fushe futbolli në të dyja drejtimet.
Një hetim mbi shkakun e përplasjes, megjithatë, është ende në vazhdim.
VERITAS.COM.AL/