Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma është takuar me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Në një postim në X, diplomati amerikan falenderon kryeministrin për pritjen e afganëve dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Ai shton se mbështesin integrimin e vendit drejt BE-së.
“Takim i shkëlqyeshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ku e kam falënderuar për pritjen e afganëve dhe mbështetjen e Ukrainës. Ne ramë dakord se integrimi në BE është kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Partneriteti ynë i fortë mbështet Shqipërinë drejt rrugës europiane”, shkruan ai.
Komente