Report Tv ka siguruar dokumentin ekskluziv që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit.
Në dokument ekskluziv të zbuluar nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku, thuhet se “Në vijim të kërkesave dhe propozimeve tona të mëparshme, por sidomos duke marrë nxitje nga denoncimi më i fundit i ardhur në institucion mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të lartë të shtetit, sic është ish-presidentit i Republikës, Ilir Metaj, i pajisur me vertifikatë të pastërsisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konformuar nga ana jonë me vendimin e autoritetit nr. 17, datë 28.04. 2017, rezulton se në fakt fuguron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-sigurimit të shtetit. Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës së shtetasit Ilir Meta, gjë të cilën nuk na e lejon neni 29, pika 4, e ligjit funskional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin”.