Qytetarët i kthyen kurrizin pushtetit në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa pushteti i kishte kthyer kurizin ytetarëve për katër vjet të legjislaturës së Kuvendit.

Ndërsa numri i popullsissë rritet çdo vit, në zgjedhjet e 25 qershorit ra numri i votuesve.

Në këto zgjedhje kishin të drejtë vote 3.45 milion shqiptarë, por këtë të drejtë e zbatuan vetëm 1.57 milion ose 46.7%. nëse i krahasojmë me zgjedhjet e 2013-s kemi një ulje me 160 mijë vota.

1.88 milion shqiptarë vendosën të mos shkojnë në zgjedhje në 25 qershor. Si rrjedhojë 53.3% e shqiptarëve nuk denjuan ta ushtrojnë fare detyrën e tyre si votues. Pastia fituese, pra PS ka marrë 745 mijë vota, që i bie rreth 21% të të gjithë votave të atyre që kishin të drejtën e votës.

Veritas.com.al/