Nga: Endri ALLMUCA

Me çmim 199 $, Lumia 650 vjen në ngjyrë të zezë ose të bardhë, dhe do të jetë në dispozicion vetëm në një pjesë të vogël të tregjeve evropiane nga 18 shkurti. Ky telefon është duke u promovuar si një pajisje biznesi, me fokus në produktivitet dhe siguri.
“Duke ofruar një përvojë të qëndrueshme për PC dhe telefonave përmes fuqisë së Windows 10, ne mendojmë se profesionistët e Windows dhe fansat do ta dashurojnë teksa e përdorin atë çdo ditë”, tha Samuli Hänninen, menaxher i përgjithshëm i programit të telefonave në Microsoft.
Pajisja ka një 5″ ekran OLED, kornizë alumini, kënd të gjerë, 5MP kamera të përparme, 8MP kamera te prapme dhe 16GB memorie të brendshme (e zgjerueshme deri në 200GB nëpërmjet mikro SD).

Celularët me windows 10 është përpjekja e Microsoft që më në fund të ketë sukses në tregun e smartphone, një treg i dominuar deri tani nga pajisjet Android dhe IOS. Si pasardhës i telefonave windows, telefonat e zgjuar windows 10 janë të lidhura ngushtë me sistemin operativ windows 10 që përdorim në kompjuterat tanë, pasi duket sikur firma do të unifikojë në një platformë të vetme në mënyrë që pajisjet të përdorin të njejtin sistem operativ. Si pjesë e kësaj fushate, më pare Microsoft ka vënë në dispozicion të kompanive që zhvillojnë aplikacione të ndryshme, mjete që mundësojnë përshtatjen e ketyre aplikacioneve nga Andoid dhe IOS në Windows 10. Vitin që kaloi Microsoft pati një shkurtim fondesh prej 7.6 miliardë USD që ndoqi blerjen e gjigandit të telefonisë celulare NOKIA. CEO, Satya Nadella, thotë se kompania tashmë do rifokusojë resurset larg nga pajisjet dhe sherbimet për to, por kjo s’do të thotë se do heqin dorë nga ëndrra e tyre për telefonat e zgjuar. Përvecc Lumia 650, Microsoft ka nxjerrë në treg dhe 3 modele të tjera të reja.

Lumia650