Administrata Trump tregoi të Dielën se nuk shqetësohet shumë për atë që ata besojnë se është drejtimi i lojërave politike të Kryetares së Dhomës Nancy Pelosi dhe se ajo në fund do të duhet të kalojë nenet e impeachmentit kundër Presidentit Trump ne Senat për gjykim.

“Unë mendoj se pozicioni i saj është me të vërtetë i pa mbështetshëm,” Marc Short, shefi i stafit të Zëvendës Presidentit Mike Pence, tha për “Fox News Sunday”.

“Ajo do të dorëzohet, nuk ka mënyrë që ajo të mbajë këtë qëndrim”, ka parashikuar ai më vonë.

Pelosi dhe shumica e Demokratëve të tjerë në Dhomë miratuan dy nene të fajësimit kundër Presidentit Trump javën e kaluar për shpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit. Megjithatë ata janë ulur mbi ato nene në vend që t’i dorëzojnë ato në Senat për një gjykim. Pelosi ka pohuar se ajo është në pritje të Senatit të kontrolluar nga Republikanët që të përcaktojë procesin për gjyqin para se ajo të emërojë menaxherët e gjykimit.

Ndërkohë, Lideri i Minoritetit të Senatit, Chuck Schumer, D-N.Y., shtyn për mundësinë për të lëshuar letërthirrje për dëshmitarë dhe dokumente shtesë.

Veritas.com.al/