Koment nga: Francesca Salvatore

Ndërsa Joe Biden blindon presidencën dhe fillon fazën komplekse të tranzicionit, dyshimet dhe frika po përhapen në lidhje me qeverisjen efektive të Vendit. Jo vetëm një komb i ndarë në dysh midis qytetit dhe periferisë, midis votuesve të Trump dhe mbështetësve të Biden, por edhe mekanizma të shumtë të brendshëm që mund të paralizojnë ekzekutivin: më i “rrezikshmi” nga këto qëndron pikërisht në Gjykatën e Lartë.

Cila është “doktrina jo-deleguese”

Gracka e Gjykatës së Lartë, në të cilën konservatorët kanë një avantazh 6 me 3, qëndron në të vjetrën “doktrina jo-deleguese”  që të paktën pesë gjyqtarë konservatorë do të ishin gati t’ja pastronin pluhurin. Doktrina e mos-delegimit është një parim i te drejtës administrative, sipas së cilës Kongresi nuk mund t’i delegojë kompetencat e tij legjislative entiteteve te tjera. Ky ndalim nënkupton që Kongresi i delegon kompetencat e tij agjencive administrative ose organizatave private. Një doktrinë që është të paktën një shekull e vjetër dhe që jurisprudenca amerikane e shenjtëroi në dy gjykime themelore:

Në gjyqin J.W. Hampton kundër Shteteve te Bashkuara (1928), Gjykata e Lartë sqaroi se kur Kongresi i jep një agjencie aftësinë për të rregulluar, Kongresi duhet t’u sigurojë agjencive një “parim të kuptueshëm” mbi të cilin të bazojnë rregulloret e tyre. Ky standard është konsideruar mjaft i butë dhe është përdorur rrallë, për të mos thënë kurrë, për të shfuqizuar legjislacionin ekzistues; për më tepër, në gjyqin e A.L.A. Schechter Poultry Corp kundër Shteteve te Bashkuara (1935), Gjykata e Lartë deklaroi se “Kongresi nuk lejohet të heqë dorë ose të transferojë te të tjerët funksionet thelbësore legjislative me të cilat është investuar kështu”.

Shumë shpesh doktrina thirret nga një Gjykatë e Apelit për të shfuqizuar një statut federal: shpesh Gjykata e Lartë rrëzon ankimet, duke besuar se një statut është një delegim kushtetues i autoritetit legjislativ. E gjithë kjo ka çuar, në më shumë se një shekull, në një debat të nxehtë midis studiuesve të së drejtës kushtetuese. Disa e kundërshtojnë atë, të tjerët ankohen për paaftësinë e Gjykatës për të rihapur këtë dredhi, e cila është e dobishme për të frenuar shtetin administrativ gjithnjë në zgjerim. Gjatë shekujve XIX dhe fillimit të shekullit XX, në fakt, doktrina e mos-delegimit shërbeu për të kontrolluar zgjerimin e shfrenuar të shtetit administrativ. Pastaj, gjatë Marrëveshjes së Re, Gjykata e Lartë e çmontoi gradualisht atë, duke lejuar Kongresin të delegojë cilindo pushtet që ai e konsideronte të përshtatshëm.

Problemi aktual:

Tani, Biden duket se po premton një presidencë të Roosevelt për sa i përket politikës së brendshme dhe të jashtme. Në lojë është kriza më e madhe shëndetësore dhe ekonomike e të gjitha kohërave, reforma shëndetësore, dhe përsëri e përsëri emergjenca e klimës dhe një politikë e jashtme që duhet rishkruar. E gjithë kjo premton një presidencë perandorake, nëse jo në karizëm, të paktën në angazhimin e makinës administrative. Siç u përmend më lart, në letër, rregulli kërkon që Kongresi, kur i delegon pushtetin një agjencie, të artikulojë një “parim të kuptueshëm” (siç është rregullorja për ndotjen e ajrit e nevojshme “për të mbrojtur shëndetin publik”) për të drejtuar ushtrimin nga agjencia të asaj fuqie.

Pjesa më e madhe e punës legjislative kryhet në këtë mënyrë: Kongresi nuk ka, në fakt, aftësinë për të miratuar ligje që trajtojnë problemet komplekse në një mënyrë të shkathët dhe kokëfortë (siç është pandemia), kështu që angazhon agjencitë teknike për të zhvilluar rregulloret që adresojnë këto probleme direkt. Kjo ndarje e përgjegjësisë është shtylla themelore e qeverisjes funksionale. Çështjet mjedisore, për shembull, janë shprehja paradigmatike e përdorimit të delegimit: ato prodhojnë një sërë rregullash nga lart, të cilat më pas përkthehen në rregullore dhe statute detyruese (ky është rasti i Clean Air Act).

Çështja Gundy kundër Shteteve të Bashkuara

Doktrina e mos-delegimit u rikthye në plan të parë vitin e kaluar në çështjen Gundy kundër Shteteve te Bashkuara. Gjyqi lindi rreth ligjit kombëtar mbi regjistrin e krimeve seksuale që zbatohej në mënyrë të qartë për të gjithë të dënuarit pasi ligji hyri në fuqi, por i delegoi autoritetin Departamentit të Drejtësisë për të përcaktuar se kur dhe si zbatohej për individët e dënuar para hyrjes në fuqi të ligjit. Herman Gundy, i cili u dënua para hyrjes në fuqi të ligjit mbi regjistrin, argumentoi me avokatët e tij se ligji shkelte doktrinën e mos-delegimit. Gjykata konfirmoi normën.

Sidoqoftë, meqenëse është një sistem i së drejtës zakonore, jurisprudenca amerikane gjithashtu merr parasysh të ashtuquajturat mendime kundërshtuese të cilat, megjithëse nuk kontribuojnë në formimin e një shumice vendimmarrëse, formojnë ligjin amerikan, duke vepruar si një precedent. Gjykatësi Neil Gorsuch, i mbështetur nga gjyqtari kryesues John Roberts dhe Gjykatësja Clarence Thomas, apeloi pikërisht doktrinën shumë te vjetër. Disidenca e Gorsuch argumentoi se Kongresi mund të delegojë pushtetin vendimmarrës tek agjencitë vetëm në tre rrethana të kufizuara: duke elaboruar detajet e një skeme legjislative; për konstatimin e fakteve nga ana e ekzekutivit për të përcaktuar zbatimin e një rregulli; për t’i atribuar përgjegjësi jo-legjislative degëve të ekzekutivit dhe gjyqësorit.

Rrisqet për administratën Biden

Kjo shpluhurosje tani shënon mundësinë e një orientimi të ri, i netos se mbërritjes së bujshme në gjykatë të konservatores Amy Coney Barrett. Dhe pasi që pikërisht mbi përfaqësuesit qëndron tani qeveria e madhe, nëse doktrina do të shpluhurosej i gjithë sistemi do të dukej antikushtetues. Çështje të shumta që janë shumë të dashura për Demokratet dhe kundërshtohen nga konservatorët, janë në rrezik; midis tyre lufta kundër diskriminimit në vendin e punës, standardet e sigurisë për punëtorët, siguria e ushqimit, kontrolli mbi kompanitë e naftës ose lufta kundër pirjes së duhanit. Të gjitha sfidat mbi të cilat Biden ka premtuar të luftojë dhe legjislacioni i të cilave lulëzon për agjencitë dhe përfaqësuesit. Edhe sfida të mëdha si Green New Deal ose Medicare për të gjithë janë potencialisht të rrezikuara, në lidhje me të cilat Kongresi mund të vendosë vetëm rregullore kornizë, duke deleguar një mori vendimesh dhe sfidash teknike diku tjetër. Gjykatësit suprem konservatorë, qoftë edhe teorikisht, tani kanë fuqinë të heqin dorë menjëherë nga ekzekutivi duke bllokuar të gjitha llojet e rregulloreve, duke paralizuar veprimet ekzekutive me dordolecin e antikushtetutshmërisë.

I njëjti makth me të cilin do përballen FDR dhe New Deal (i parë).

VERITAS.COM.AL