“Këtij populli ishte shumë kollaj me shku me i marrë hangarin e të korrave, tash kan fillu me i shkatërru edhe arat e mbjella!”, komenton zoti Altin Prenga.

Protestat e opozitës, shoqëruar edhe me akte dhune, kanë krijuar një përshtypje jo të mirë në arenën ndërkombëtare.

Shqetësimi më i madh janë turistët, nisur edhe nga fakti që jemi në prag të çeljes së sezonit.

Altin Prenga i Mrizit të Zanave në Fishtë ka publikuar një mesazh të një gazetareje gjermane (revistë mode) e cila shpreh dëshirën për të ardhur në Shqipëri, por ndërkaq, ka frikë për situatën e krijuar këtu.

“Mendoni se është e rrezikshme të udhëtojmë tani në Shqipëri”, e pyet ajo.

Altini e ka ndarë këtë mesazh në rrjetet sociale, pa i zbuluar identitetin gazetares teksa shkruan.

“Këtij populli ishte shumë kollaj me shku me i marrë hangarin e të korrave, tash kan fillu me i shkatërru edhe arat e mbjella!”.

VERITAS.COM.AL/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.