Një anëtar i stafit të zëvendës presidentit Mike Pence është testuar pozitiv për koronavirus, zbuloi Shtëpia e Bardhë ditën e Premte.

“Sonte u njoftuam se një anëtar i Zyrës së zëvendës presidentit është testuar pozitiv për koronavirusin”, tha zëvendës sekretarja e shtypit, Katie Miller në një deklaratë për reporterët në Shtëpinë e Bardhë.

“As President Trump as zëvendës presidenti Pence nuk kanë pasur kontakte të afërta me këtë person”.

Emri i anëtarit të stafit nuk bëhet i njohur.

VERITAS.COM.AL

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.