Angela Merkel e Gjermanisë ka thënë se do të largohet nga posti i kancelares në vitin 2021. Deklaratën e bëri pas rezultateve shumë të ulëta të zgjedhjeve të fundit rajonale.

“Unë nuk do të kërkoj më post politik pas përfundimit të mandatit tim”, tha ajo në një konferencë për mediat në Berlin.

Ajo gjithashtu tha se nuk do të kërkojë rizgjedhjen si lider e partisë së qendrës së djathtë, CDU, në dhjetor. Ajo e ka mbajtur këtë post që në vitin 2000.

Partia CDU u dobësua keq në votimet e të Dielës në shtetin Hesse, shteti i fundit i serisë së zgjedhjeve ku u frenua pushteti i Merkel.

Të dy partitë, si CDU edhe partnerët në koalicion- Social Demokratët, dolën 10 për qind më poshtë në zgjedhjet e fundit- edhe pse mbetën në pushtet në Hesse.

Veritas.com.al/