Ndonëse Sali Berisha sillet si drejtues i PD dhe e ka marrë të mirëqenë faktin se sipas tij Komisioni i Rithemelimit është një organ legjitimin dhe vendimet e tij janë të detyrueshme për zbatim, në Gjykatën e Tiranës rezulton ende Lulzim Basha si kryetar i Partisë Demokratike. Komisioni i Rithemelimit prej datës 25 marsit ka marrë kontrollin e selisë së PD-së, por gjykata nuk e njeh atë ligjërisht. Report Tv ka siguruar dokumentin ku duket qartë, ligjërisht partia drejtohet nga Basha.

Gjykata e Tiranës ende nuk ka regjistruar vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri i cili njohu ndryshimet statutore të Sali Berishës, pasi vendimi i tij është apeluar nga PD dhe ende nuk është dhënë një vendim i formës së prerë. Pritet që Gjykata e Tiranës të japë një vendim nëse do të pranohet apo jo ankimi i Enkelejd Alibeaj.

Kjo  mund të jetë edhe arsyeja sepse diplomatja amerikane Yuri Kim e njohu publikisht Enkelejd Alibeajn si kryetar në detyrë i Partisë  Demokratike.