Ja shkurtimisht, fjala e zotit Berisha, ish- kryeministër dhe lider i PD:

“Kjo çadër u bë e famshme në gjithë botën, miqtë tanë nga Washingtoni, Berilini, Brukseli dhe Roma përshëndesin çadrën, mbështesin çadrën dhe kauzën e lirisë.

Çdo ditë e më e madhe bëhet mbështetja për përpjekjen tonë, revolucionin tonë dhe më duhet t’i them “Edvin Kristaq Drogës” se ky është vetëm fillimi. Nuk ke parë gjë akoma! Je i pashpresë!

Ka një agresion ndaj nesh jo vetëm nga siçilistët shqiptarë por nga siçilistët, mafiozët e mbarë botës. Janë me krimin, janë me drogën, janë me marijuanën. Por prapë ne jemi më të fortë! Qindra dhe mijëra që vijnë me mision në këtë çadër nuk vijnë për karrige, vijnë për votën e lirë. Nuk ka mision më të rëndësishëm. Por ne kemi një armë më të fortë, një armë të tmerrshme. Një armë e cila pas lutjes tek zoti, është lutja më e madhe e gjithë shqiptarëve: “Nga lufta veç ai largohet…” Ne nuk largohemi kurrë nga lufta. Mbaje mend Edi Rama! Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që pasi t’i luten zotit, të kujtojnë himnin: “Nga lufta veç ai largohet…! u shpreh Berisha.

Berisha përmendi lirimin nga burgu të kriminelëve dhe futjen e tyre në parlament duke akuzuar Edi Ramën se i takon ato në zyrën e tij.

“Pas zgjedhjeve të 2013 i thamë Ramës: Lidhjet e tua me krimin nuk ka njeri që nuk i di. Do t’i ndërpresësh ato? Do jetë në të mirën e Shqipërisë. Por çfarë ndodhi këto vite? Të gjithë banditët që ne arrestuam dhe i vendosëm para ligjit për t’u anëtarësuar në NATO, Edi Rama një nga një po i nxjerr nga burgu. Edi Rama futi 19 vrasës, trafikantë droge dhe prostitucioni në parlament. Çfarë ndodhi më tutje?

Pasi opozita bojkotoi 6 muaj parlamentin për dekriminalizimin, çfarë bëri Edi Rama? Vrasësit përdhunuesit, trafikantët e drogës i nxori nga dera, i futi nga dritarja. A e dini, miqtë e mi, cilët janë vizitorët e zyrës së kryeministrit këto ditë? Lul Berisha, Ymer Lala, Lul Berisha, Arben Ndoka, Armando Prenga. I fut çdo dite ne zyre. Këto janë vizitorët e zyrës së kryeministrit çdo ditë që ju protestoni këtu. I them: Hiq dorë nga hanxharët e krimit se nuk do mund t’i shohësh më. Ti je skllav i krimit. Pjellë e të keqes. Ti duhet të ikësh!” tha Berisha, duke iu drejtuar kryeministrit Rama në distancë.