Parlamenti, zyrtarisht është mbyllur për pesë javë, anëtarët e Parlamentit nuk do të kthehen më deri në 14 tetor.

Mes skenave pa precedent në Dhomën e Përfaqësuesve, disa parlamentarë protestuan kundër mbylljes duke bërë shenja dhe sinjale që nënkuptonin “Qetësi!’, dhe ‘Turpi juaj!’

Kjo erdhi pasi kryeministri Boris Johnson ishte i gatshëm të shpallte zgjedhje të parakohshme në Tetor dhe ku kjo dështoi për herën e dytë.

Parlamentarët opozitarë refuzuan që ta mbështesin këtë, duke insistuar për një ligj që do të bllokonte ‘Brexit pa marrëveshje’.

Nga të gjitha, 293 parlamentarë votuan për mocionin e kryeministrit për zgjedhje të parakohshme, mjaft më pak se sa 2/3 që nevojiteshin.

Zoti Johnson do të mbajë një takim me kabinetin e tij në Downing Street sot në mëngjes.

VERITAS.COM.AL/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.