Më mirë të thuash “Meta i LSI” se tani është edhe president i zgjedhur. Si president i repoublikës, Meta nuk mund të flasë për fitoren e Partisë së tij. Por njëkohësisht nuk i lejohet që të përdorë një arsyetim të pakontrolluar.

Çfarë deklaroi Meta:

“Me qetësi, dashuri dhe pa xhelozi” me këto fjalë i nisi Ilir Meta llogaritë që bëri publikisht, për të kundërshtuar të gjithë zërat që thonë se LSI del e dëmtuar nga marrëveshja Rama-Basha.

“Kjo është një marrëveshje që favorizon shumë LSI, në mënyrë shumë të qartë. Me rezultatet e zgjedhjeve vendore të 2015 LSI merr 34 mandate në të gjithë vendin. Po të kthehemi në realitetin e sotëm pas dy vjetësh, rritja do të jetë në progresion të pamenduar. Sipas votave të 2015, kemi 7 mandate në Tiranë, 4 në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan, 3 në Korçë e shumë qarqe të tjera” u shpreh Ilir Meta, që u ndërpre nga gazetarët për t’i kujtuar se votat e vitit 2013 u morën në koalicion me PS.

“Nuk ka lidhje. Janë votat e LSI. Në Tiranë kemi mbi 70 mijë vota. Po të ishte kandidati i LSI në Tiranë do ishin 100 mijë, por ishte Veliaj dhe ishte e favorizuar PS. Edhe për vitin 2013, LSI nuk fitoi nga PS. Përfitimi ishte reciprok. LSI mori 180 mijë vota, LSI mori 16 mandate në 2013, 34 mandate do t’i merrte në 2015 ,kur të gjithë e dinë si bëhen llogaritë dhe se forca jonë janë të rinjtë, e parashikojnë si do jetë rezultati në 2017” tha ish kreu i LSI.

Dëshpërimin për marrëveshjen Rama-Basha, Meta nuk e sheh në LSI, por tek analistë, që sipas tij kërkojnë konflikt dhe lajme.

“Këto komente janë dëshpërim i analistëve që kërkojnë konflikt, që palet te konfliktohen, mundësisht të vriten që ato të bëjnë lajmet e tyre dhe ato të gjejnë armiq në mënyrë të pakthyeshme” tha kreu i LSI.

Duke justifikuar Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për bllokimin e koalicioneve parazgjedhore, Ilir Meta mbajti hapur lojën për aleancat pas zgjedhjeve. Ai konfirmoi se LSI mbetet e hapur si për PS, ashtu edhe për PD pas 25 qershorit.

Veritas.com.al/