Federico Giuliani

Ishte konsideruar trashëgimtare e Angela Merkel. Për median, ishte personi që do mund ta kishte drejtuar Gjermaninë drejt një epokë të re, si dhe udhëheqësja ideale nga e cila pritej detyra për të kthyer faqen e Partisë Kristian-Demokrate (CDU).

Aspetativat mbi Annegret Kramp-Karrenbauer ishin shumë të larta, megjithatë ja prapaskena që askush nuk e priste: Delfini i Merkelit jo vetëm që ka vendosur të mos kandidojë për kancelare në zgjedhjet e planifikuara në Vend në 2021, por do të heqë dorë edhe nga presidenca e CDU.

Sipas një burimi të brendshëm të partisë, Kramp-Karrenbauer ka deklaruar në një takim me drejtuesit e CDU se “nuk ka ndërmend të kandidojë për kancelarinë gjermane”. Pozicioni i marrë nga Annegret Kramp-Karrenbauer, aktualisht Presidente e Unionit Kristian Demokrat dhe Ministre e Mbrojtjes, i hedh më shumë benzinë zjarrit, duke pasur parasysh se Gjermania tashmë po luftonte me një situatë shumë të tensionuar politike. Tani Berlini duhet të duhet të bëjë llogaritë me një kurajo të re.

Tërheqja e Kramp-Karrenbauer

Endrrat e lavdisë të trashëgimtares së Merkel-it u përplasën mbi murin e ngritur nga Alternativa për Gjermaninë (Afd) parti ultra e djathtë gogol i klasës aktuale qeverisëse gjermane. Sipas gazetës Die Welt, në bazë të vendimit të Kramp-Karrenbauer duhet të jenë jo rastësisht ngjarjet më të fundit që ndodhën në Thuringia, ku CDU zgjodhi zotin Thomas Kemmerich si Kryeministër të Landit. Një detaj jo i pakët: fitorja e tij ishte e mundur vetëm falë ofertës me spond që ju ofrua Kristian Demokratëve nga Partia Liberal Demokrate (Fdp) dhe AFD.

Votat e ekstremistëve të djathtë ishin vendimtare për zgjedhjen e kandidatit të Merkelit. Kemmerich ka rezistuar pak a shume 24 orë; pas së cilës ajo dha dorëheqjen. Problemi, në çdo rast, nuk është sigurisht Kryeministri i Landit, por përkundrazi tërmeti politik që ai votim ka provokuar në të gjithë Gjermaninë.

Tërmeti ka përmbysur plotësisht edhe Kramp-Karrenbauer, së cilës i ishte përjashtuar vazhdimisht çdo bashkëpunim i partisë së saj dhe Afd. Para se të njoftonte dorëheqjen e saj, jo për çudi, ajo u ankua me të sajët për “marrëdhënien e pashpjegueshme midis komponentëve të partisë, Afd dhe së Majtës”. Në muajt e ardhshëm, tashmë, ish-trashëgimtarja e Angela Merkel do t’i kushtohet organizimit të procesit të përzgjedhjes për kandidatin e CDU për kancelar; më vonë ajo do të japë dorëheqjen si presidente e Unionit Kristian Demokrat.

I gjithë faji i AFD

Ditët e fundit, Kramp-Karrenbauer kishte vënë fytyrën e saj duke u deklaruar të katër erërave se CDU “kurrë nuk do të bashkëpunojë me AFD, as direkt dhe as indirekt”. Njoftimi kishte ardhur pas zgjedhjes së lartpërmendur të Thomas Kemmerich në Turingia.

Në atë moment u duk se alarmi kishte hyre dhe se kriza politike brenda partisë kishte përfunduar me nje njollë në veshjen e kristjan- demokratëve dhe asgjë më shumë. Sidoqoftë, Merkel e kishte quajtur episodin diçka “të pafalshme”, dhe kjo mund të lexohej si një zile e parë alarmi.

Në fakt, disa ditë pas mish mashit në Thuringia, trashëgimtarja e Merkel ka forcuar dorën duke zgjedhur zgjidhjen më drastike: mos kandidimin si kancelare dhe tërheqjen nga presidenca e partisë. Edhe pse presim një konferencë zyrtare për shtyp, e dobishme për t’u sqaruar, duket qartë si dielli se brenda CDU-se jo të gjithë mendojnë si tandemi Kramp-Karrenbauer-Merkel. Në mesin e kristjan-demokratëve ka nga ata që duket se janë të gatshëm të pajtohen me të majtën dhe AFD. Për disa bëhet fjalë per realpolitik por për të tjerët është një mëkat mortal.

VERITAS.COM.AL/