Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, nisi vizitën njëditore në vendin tonë, duke takuar fillimisht përfaqësues të pakicës greke në Himarë.

Në një postim në Twitter, Dendias tregoi takimin me Presidentin e Omonias, dega Himarë, Fredi Beleri, i cili, sipas Dendias, e informoi mbi problemet e minoritetit grek në Shqipëri.

Pas takimeve në Himarë, Dendias do të pritet në Tiranë zonja Olta Xhaçka- Ministre e JAshtme, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për mediat. Zoti Dendias do të takohet  me kryeministrin Edi Rama, dhe ryepeshkopin Anastas, kreun e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë.