Deputeti i PS, Ben Blushi, gazetar dhe shkrimtar, në seancën e sotme parlamentare ka bërë një deklaratë surprizë. Ai ka thënë se kryeministri Rama “nuk do ta burgosë Ilir Metën (kryetar i Kuvendit) deri itën e zgjedhjeve 2017”; duke nënkuptuar se pas kësaj date Ilir Meta është i rrezikuar nga synimi i Ramës për “në burg”.

“Për kaq do ta mbajë fjalën Rama”, ka thënë Blushi, duke folur qartë me gjuhën e Ezopit se “më tej asgjë nuk i besohet Ramës, madje edhe për burg”.

“Me bindjen se burgu i shërben për të nxitur reformat gjatë këtyre 400 ditëve punë të pamohueshme, në shërbim, të shërbimit të burgjeve në Shqipëri, ai ka arritur të bindë edhe një njeri që s’e ka në plan përkohësisht ta fusë në burg. Ky njeri është Ilir Meta. Dhe këtë premtim besoj se Edi Rama do ta mbajë të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri në ditën kur Rilindja të hyjë në zgjedhje, megjithatë ky nuk është më problemi im,” tha Blushi.

Në fjalën e tij kritike për varfërinë që ka sjellë Rilindja, Blushi vërejti se në Kuvend “për gjithçka flitet për ekonominë jo” dhe bëri këtë bilanc:

Janë 1 mijë ditë në pushtet dhe e dini si i kalon ditët Rama?!

100 ditë selfie

200 ditë në avion

300 ditë në stadium

400 ditë në burg

Edi Rama nuk bëri vetëm kaq, kur u mor me burgjet 400 ditë. Po, në burg dhe këtë të fundit jua shpjegoj pse e them. Se Edi Rama i do shumë burgjet. Dhe këto 400 ditë ia dedikoi burgjeve. Futi në burg ata që nuk paguanin energjinë; që ndërtonin një tullë…. Burg burg burg!,  dhe e mbajti premtimin për shkak të kokëfortësisë së vet.