Presidenti Donald Trump ka mbërritur sot pasdite në Itali. Për nesër është planifikuar takimi i tij me Papa Françeskun në Vatikan. Pas këtij takimi do të zhvillohen edhe bisedimet me liderët shtetëror italian.

Aeroplani ‘Air Forcë One’ i presidentit amerikan ka zbritur në aeroportin “Leonardo da Vinçi” në Romë, transmeton Reuters, duke iu referuar pamjeve televizive.

Zoti Trump vjen nga ‘Toka e Shenjtë’ Izrael në Selinë e Shenjtë- Vatikan.

/Veritas.com.al/