Të dyja lajmet janë transmetuar nga e njëjta media, nga Agjencia e famshme Reuters. I pari është për Trump dhe ka këtë titull: “Trump gains on Clinton” (Trampi fiton mbi Clinton). Ndërsa lajmi i dytë, shpejt pas të parit, është me këtë titull: “Clinton far ahead in Electoral…”

Në lajmin mbi avantazhin e Donald Trump mbi rivalen Demokrate Hillary Clinton thuhet se Reuters/ Ipsos ka bërë sondazh mes votuesve amerikanë gjatë kësaj jave dhe del se Trump fiton mbi Hillary.

Sondazhi tregoi argumentet e Trump- sipas Reuters- se zgjedhjet e 8 Nëntorit janë “të manipuluara” kundër tij. Kjo rezoni në anëtarësinë e Partisë së tij.

“Mbani mend çfarë u thashë, ky është sistem i manipuluar”, tha në mitingun enë Pennsylvania të Premten. “Kjo ëhstë arsyeja pse duhet të dilni nga shtëpitë, të votoni dhe të shikoni çfarë bëhet. Sepse ky sistem është komplet i manipuluar”

Sipas Reuters, Tramp po përgatitet për një fjalim të Shtunën,  në Gettysburg, Pennsylvania,  vendi më i njohur dhe vendimtar për Luftën Civile dhe për Varrezat e Luftës. Ky është vendi ku Presidenti Abraham Lincoln mbajti fjalimin e tij të famshëm më 19 nëntor 1863. Në historinë e Amerikës fjalimi hyri thjesht me këtë emër: Lincoln Address” dhe data 19 nëntor quhet “Dita e Lincoln”; ajo ndryshoi historinë.

Reuters shkruan se ky fjalim mund të mbyllë argumentet dhe të parashikojë çfarë do të jenë 100 ditët e para të Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Por vetëm pak më vonë se lajmit për Trump se “fiton mbi Clinton”, Reuters publikoi një lajm tjetër. Kësaj here me titull “Clinton far ahead in Electoral…” (Clinton shumë përpara në zgjedhje”

Veçse ka një ndryshim të madh. Lajmi se “fiton Trump” vinte si rezultat i sondazheve me votues, lajmi mbi “fitoren e Clinton” vjen me burim nga  Proejekti Shtetëror i Kombit.

Të dy lajmet kundërshtojnë njëri tjetrin brenda pak orëve. Ndërkohë vihet re se një media kaq e famshme, por që nuk e ka qejf kandidatin Trump, (Reuters), kishte “lëshuar” kaq shumë sa të njoftonte “fitoren” e tij. Kjo është një aspekt i deantologjisë në media.

Ndërsa kryesore  në lëvizjen politike mbetet kjo: Një sondazh shtetëror “vihet mbi” sondazhin mes votuesve amerikan.

/ Veritas.com.al/