Në bazë të një vendimi të firmosur sot nga dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, hapet fushata e zgjedhjeve në Partinë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të saj.

Në vendim nuk thuhet se pse zhvillohen këto zgjedhje: A sipas radhës, apo për shkak të ‘ngrirjes’ së kryetarit të deritanishëm, Lulzim Basha.

Por sidoqoftë, në shkresën e firmosur caktohet data 22 korrik si dhe terma të tjerë: si afati i kandidmit të secilit, dokumentet dhe parimi ‘një anëtar një votë’.

Veritas.com.al/

email