Sipas gazetës “The New Yorker” tre gra, duke përfshirë edhe Asia Argento,një anëtare e kinemave të pavarura mbretërore, akuzon se producenti i Hollivudit, Harvey Ëeinstein i ka përdhunuar tre gratë.

“Tre gra, mes tyre Argento dhe ish aspirante për aktore me emrin Lucia Evans—më thanë se Weinstein i ka përdhunuar, një akuzë ku përfshihet edhe detyrimi me forcë ose seks oral ose seks vaginal me forcë.

Katër gra thanë se ato ishin provuar pa dëshirën e tyre duke i prekur gjë që mund të klasifikohet si dhunim. Në një regjistrim audio që u kao gjatë momentit kur Departamenti i Policisë i Neë York po zhvillonte operacionin në vitin 2015 dhe që u bë publik tani për herë të parë, Weinstein pranoi se ka mësyrë një modele Italiano- Filipinase e quajtur Ambra Battilana Gutierrez. Katër nga gratë e intervistuara tregojnë për  raste të panumërta kur Weinstein ka ekspozuar veten ose ka masturbuar para tyre”.

Hillary Clinton:

Kandidate për presidente e Shteteve të Bashkuara në vitin 2016, Hillary Clinton shpërndau një deklaratë të Martën ku e distancon veten e saj nga një nga njerëzit më kryesor për mbledhjen e  fondeve të Partisë Demokratike, maniati i Hollywood, Harvey Weinstein.

Zonjë Clinton e bëri deklaratën 5 ditë pasi ‘Neë York Times’ botoi akuzën e parë shpërthyese për ngacmime seksuale kundër tij.

“ U shokova dhe u tmerrova nga informacionet zbulimet rreth Harvey Weinstein,” thotë Clinton në deklaratë. “ Sjellja që përshkruhet nga gratë nuk mund të tolerohet”, tha ajo.

Veritas.com.al/