Zyrtarët në Ekuador i kanë garantuar shtetësinë themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange pas pesë vjetësh që jeton në ambasadën e Londrës në Ekuador.

Ministre e Jashtme, Maria Fernanda Espinosa tha se Ekuadori ka pranuar kërkesën e bërë në Dhjetor nga Assange për t’u bërë qytetar, duke argumentuar se nënshtetësia mund të “sigurojë një tjetër zgjatje të mbrojtjes për azilkërkuesin”.

“Asnjë zgjidhje nujk mund të arrihej pa bashkëpunimin ndërkombëtar dhe bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar, e cila gjithashtu ka treguar interes për të gjetur një rrugë”, vazhdoi ajo.

Ekuadori garantoi Assange, organizata e të cilit WikiLeaks ka publikuar miliona dokumente të klasifikuar qeveritare. Ekspozimi i Assange para dokumenteve të klasifikuara mund të krijojë esktradimin e Assange në Shtetet e bashkuara- kanë spekuluar disa.

“Qeveria e Ekuadorit përfundimisht ka kërkuar status diplomatik për Assange këtu në Mbretërinë e Bashkuar” tha një zëdhënës për Zyrën e Punëve të Jashtme Britanike.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.