Pej javësh lajmi se në pjesën e  Dibrës së Madhe që ndodhet në Maqedoni, u vra një familje e tërë e sapo ardhur për pushime nga vendet e Europës, deri tani ka udhëtuar në të gjitha mediat, por pa ‘autor’. Më në fund është zbuluar vrasësi, vajza e familjes, e cila vrau nënën edhe babanë edhe motrën e saj 14 vjeçare.

Ajo quhet Blerta Pocesta dhe mendohet se e ka  pranuar në polici vrasjen e 3 familjarëve të saj në Dibër të Maqedonisë dhe ndodhet në paraburgim. Pocesta akuzohet se ka vrarë prindërit dhe motrën e saj dhe më pas tentoi ta fshehë autorësinë e krimit,

Ngjarja makabre ndodhi në 27 Gusht. Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14 vjeç u ekzekutuan në oborrin e shtëpisë së tyre.

Sipas informacioneve një ditë para ndodhjes së krimit ajo ka hyrë në Maqedoni dhe ditën e ndodhjes së krimit është larguar sërish.

Bashkë me vajzën e madhe të familjes Pocesta B.P, dyshohet edhe për dy persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar vrasjen, personi F.G nga Gostivari i cili për policinë është emër i njohur si person problematik ka qenë transportuesi i vajzës nga kufiri deri në Dibër.

Personi tjetër i përfshirë si i dyshuar në vrasje është nipi i F.G, personi me iniciale V.K i cili u arrestua dje nga policia dhe sot ka pranuar në sallë të gjyqit se ai i ka shitur vajzës së familjes Pocesta, B.P armën me të cilën është kryer krimi.

Pas aludimeve nga mediat për vrasjen e trefishtë në Dibër të Madhe se autori i dyshuar ishte burri i motrës së Amid Pocestës, reagoi pak më parë dhe Rasim Fino.

Në një prononcim për Fax News, Fino ka deklaruar se në media u përfol se vrasësi ishte ai, por kjo nuk ishte e vërtetë pasi ata nuk kishin pasur probleme pronësie.

“Une jam dhëndri i Amid Pocestës. Televizionet dhanë lajmin se unë jam vrasësi. Policia tha se e ka kryer vajza krimin. Unë isha në pyetje, më mbajtën për 24 orë në polici. Unë akuzohesha si vrasësi. U zbulua hyrje-dalja e vajzave.

Vajza Blerta kreu vrasjen, kishte qëllim paratë e prindërve. Motra e Blertës, Mukadesi e pranoi në gjyq. Edhe motra e Blertës ka qenë në rrezik, ajo do ta vriste. Mukadesi është 26 vjeç, ndërsa Blerta 28 vjeç. Unë u dyshova i pari sepse jam në një gjyq prone me ta. Kanë dyshuar se e kam vrarë për gardhin. Ne këtu s’kishim probleme”, ka deklaruar Fino.

Veritas.com.al/