“Sot përkulemi me nderimin më  të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944…1444” – u shpreh kryedemokrati për mediat.

Kryeministri Rama, ‘armiku’ i Bashës në opozitë, me sa duket e ndjek hap pas hapi ‘prenë’ e tij dhe i kap gafat. Gafa e sotme e Bashës që e çon vitin e shpalljes së Pavarësisë herë në vitin 1444 herë në vitin 1944, i ka shërbyer Ramës.

Rama e ka publikuar menjëherë në rrjetet sociale.

Ai e shoqëron postimin e tij me shumë të qeshura.

Veritas.com.al/