Përplasja e dy mjeteve lundruese “Jet Ski” solli vdekjen e një të mituri në plazhin e Llamanit në Himarë. Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar lëndimin e dy të miturve, njëri prej të cilëve humbi jetën.

Ai u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike. Për këtë është shoqëruar edhe pronari i mjeteve lundruese, i cili sipas ligjit, nuk duhej t’u jepte me qira mjete lundruese dy të miturve.

“Hetimet kanë nisur dhe është shoqëruar pronari i mjeteve ujore për faktin që nuk duhej të jepte mjetet ujore për personat që janë nën 18 vjeç. Dhe në këtë moment rezultojnë të mitur. Këto lojëra janë bërë jashtë zonës së përcaktuar për pushuesit. Të miturit kanë qenë nën efektin e adrenalinës. Nuk ka indicie që të kenë marrë lëndë narkotike”, tha gazetari Elton Nika./