Gazetarja e shteteve të Bashkuara Amy Goodman po përballet me akuzat “për pjesëmarrje” në “trazirat” e tubacioneve të naftës në North Dakoka.

Gazetarja Goodman filmoi momentin kur autoritetet shpërndanë protestuesit e North Dakoka muajin e kaluar.

Gjykatësi i Distriktit do të vendosë nëse provat e grumbulluara janë të mjaftueshme për të ngritur akuzën ndaj gazetares, apo jo.

“Nuk bëra asnjë mëkat, nuk isha e angazhuar në trazira. Thjesht po bëja punën time si gazetare për të mbuluar sulmin e dhunshëm mbi protestuesit”, tha gazetarja Goodman.

Akuza ka lidhje me programin e saj “Demokracia tani” e cila mbulonte protestat e 3 shtatorit kundër ndërtimit të tubacioneve të naftës në Dakoka.

Në fillim të këtij muaji aktorja Amerikane, Shailene Woodley u arrestua në zonën e ndërtimit pikërisht me akuzën se po transmetonte në Facebook protestën e North Dakota.

Video e transmetuar prej saj në Facebook u vizituar 2.4 milionë herë në mediat sociale brenda pak orëve.

Projekti i tubacioneve të Dakota Access, që i bie kryq e tërthor katër shteteve, ka shkaktuar protesta të madh.

Amerikanët vendas kanë ndaluar ndërtimin e tij në North Dakota, duke thënë se ai do të fyejë tokën e bekuar dhe do të dëmtojë ambientin.