Revista ‘TIME’, 30 janar 2018/

Kryeministri i Kosovës,- shkruan revista- ka bërë emër nga fundi i vitit 1990 gjatë konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë. Një komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar për drejtimin e skuadrave të torturës dhe vrasjet mbi serbët, por meqë  munduan ai doli i pastër nga akuzat për krime lufte nga Kombet e Bashkuara në vitet 2008 dhe 2012. Kjo nuk ishte mirë për Serbinë, e cila refuzoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, dhe kërkon Haradinaj të ekstradohet në Serbi për t’u ballafaquar me drejtësinë në Gjykatë.

“Haradinaj, megjithatë nuk ndeshet me sfida vetëm në Serbi, – vazhdon artikulli. – Me urdhër të aleatëve perëndimorë dhe i ndihmuar nga financimet e BE-së, Parlamenti i Kosovës pranoi në vitin 2015 ngritjen e një gjykate speciale për krimet e luftës, e cila ta kishte selinë në Holandë, por të vepronte nën juridiksionin e Kosovës, lëvizje kjo e konsideruar instrumentale për stabilizimin e gjeopolitikës në Ballkan”.

“Vetëm se, tani që pritet të formulohen paditë, Haradinaj dhe të tjerë pjesëtarë të elitës politike të Kosovës, – thekson “Time”, – po shikojnë mënyrat për devijimin e hetimeve të saj”.

Revista kujton sesi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian janë tejet të ndjeshme ndaj mënyrës sesi perceptohen nga ana e Kosovës normat dhe vlerat perëndimore, e ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij mendojnë se vendi i tyre është tepër i vogël për vëmendjen e fuqive të rëndësishme gjeopolitike.

“Realiteti, – sipas “Time”, – është se për të ruajtur paqen, ato thjesht nuk bëjnë dot ndryshe”.

Në listën që publikon revista ‘Time’, janë pesë personalitete politike në botë që kërkohen nga Drejtësia. Ata janë edhe Carles Puigdemont, Fethullah Gulen, Julian Assange dhe Mikhail Saakashvil.

Veritas.com.al/