( FOTO: Staf Blok, ministër i jashtëm i Holandës)/

Ministri i Jashtëm i Holandës ka thënë se, nuk do ta paraqesin në Burksel mocionin e parlamentit, për rikthimin e vizave me shqiptarët. Staf Blok- ministër i Jashtëm dhe ministri i Brendshëm i Drejtësisë, Ferdinand Grapperhaus kanë kundërshtuar kërkesën për rikthimin e vizave.

Populistët holandezë kërkojnë rikthimin e vizave me pretekstin e rritjes së krimit të organizuar që sipas shifrave zyrtare tregohet e kundërta. Pra është ulur numri i shqiptarëve të dyshuar për krim të organizuar, nga viti në vit.

Ndërkohë, zëdhënësja e KE-së, Natasha Bertaud tha këtë të mërkurë se, Komisioni Evropian ka dijeni për votimin e Parlamentit Holandez për rikthimin e vizave me Shqipërinë, por nuk është paraqitur asnjë kërkesë për pezullim.

Veritas.com.al/