Kryeministri Edi Rama mbërriti në Prishtinë, në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon në disa nga vendet e rajonit, për Procesin e Berlinit që do të mbahet në Shqipëri në muajin tetor.

Kreu i qeverisë shqiptare u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Sipas agjendës, në orën 17:15, Rama do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ende nuk është konfirmuar nëse do të ketë takim mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Këtë të enjte, Rama nisi turin ballkanik, teksa fillimisht u ndal në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, ku takoi kryeministrin Dimtar Kovaçevski.