Nënkryetari i KQZ-së, Hysen Osmanaj ka paraqitur sot dorëheqjen nga ky pozicion. Ai nuk do të jetë më nënkryetar i KQZ, por do të vazhdojë të jetë anëtar i tij.

Dorëheqjen e Osmanajt e bëri sot publike kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.

Në këtë mënyrë i hapet rruga ish kryetarit të KQZ-së, Denar Biba, që pasi la këtë pozicion pas paktit Rama- Basha, të marrë postin e nënkryetarit.

/Veritas.com.al/