(FOTO: Pamje nga autobuzi pas përplasjes dhe pas zjarrit që e përfshiu)/

Një autobus që mbante fëmijë shkolle është përplasur dhe ka shpërthyer në flakë në Italinë Veriore, duke vrarë të paktën 16 vetë- thanë zyrtarët e Emergjencës.

Në autobus po udhëtonin nxënës nga Hungaria me kolonat e ndarëse së rrugës teksa po dilte nga autostrada në Verona. Ngjarja ka ndodhur të Premten vonë.

Shërbimi Kombëtar i Zjarreve në Itali tha se 39 të tjerët që ndodheshin në autobus, janë plagosur.

Nxënësit po ktheheshin për në Budapest nga Franca, ku nxënësit kishin shkuar në mal për pushime.

Sipas agjencisë italiane Ansa, një numër i nxënësve, shumica e të cilëve ishin djem në moshën nga 14 deri 18 vjeç, i nxori jashtë autobusi gjatë përplasjes me një këmbë ure.

Të tjerët u zunë si në grackë brenda në autobus kur ra zjarri- shkruan Ansa. Dhjetë prej tyre ndodhen në spital me plagë shumë serioze.  Nuk mendohet se numri i të vdekurve do të rritet.

Deri tani nuk dihet pse autobusi ka devijuar nga rruga. Konsulli i Hungarisë i Milanos ka mbërritur në vendngjarje..

/Veritas.com.al/

Map of Italy showing Verona