( Duke dalë nga Prokuroria, Ilir Meta u betua se sapo të shkojë në zyrë do të lëshojë videon e shumëpritur)/

Koment/

Sapo është kthyer nga Prokuroria ku u thërrit për të dëshmuar padinë ndaj Dvoranit, Presidenti Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale videon lidhur me padinë e ngritur ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Kur foli pasi doli nga Prokuroria, Meta ishte me zë të dridhur, që me sa duket vjen për shkak se nuk i qëndronte padia. Aty kërcënoi se po shkonte në zyrë dhe ‘po publikonte videon’ legjendare për të cilën ka kaq kohë që flet presidenti. Deri më sot kemi mbajtur frymën se çfarë do të jetë kjo ‘bombë’. Por ja erdhi dita dhe presidenti e lëshoi bombën. Por nuk paska qenë video me fakte të panjohura, por një ‘spot’.  Ai shkroi:

“Të nderuar qytetarë,

Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta, teksa poston videon.

Meta dha sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

“Jam këtu në përgjigje të ftesës së Prokurorisë, për shtetasin Ardian Dvorani, për dy vepra të qarta penale, të përmbushura me dashje ndaj tij, të shpërdorimit të detyrës dhe titullit shtetëror. Kemi dhënë sqarime të mëtejshme.

Rasti është tmerrësisht flagrant. Shpresoj që Prokuroria të mos jetën nën presione politike. Kjo është një provë e madhe për të ardhmen e Reformës në Drejtësi”, tha Meta sa doli nga Prokuroria.

Veritas.com.al/

Të nderuar qytetarë,Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.

Publiée par Ilir Meta sur Mardi 10 décembre 2019